Detaje tronditëse për Boban Iliq, ka shtypur edhe njerëz të tjerë
Shtypja me makinë e katërvjeçarit Almir Aliut është rasti i i treti me rradhë për Boban Iliqin, pasi ai më parë ka kryer edhe dy sulme të tjera me mjete motorike.

Kështu tha avokati i familjes Aliu, Ibrahim Bajrami për mediat.

Ai nënvizoi se këto veprime janë të paraqitura tek organet e policisë në Kumanovë, por se për shkak të pasojave të vogla opinioni nuk është i informuar me të njejtat.

Vrasësi i Almir Aliut, djaloshit katër vjeçar nga Kumanova, Boban Ilic dje u lirua nga Gjykata duke u rikualifikuar lënda e tij nga një vrasje, në një rrezik për jetën në trafik.

Boban Ilic dje tregoi gishtin e mesëm në drejtimin e familjarëve të Almir Aliut, si dhe e kërcënoi haptas gazetarin e TV 21, Furkan Saliu.

Shtuar më 17/03/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori