Detaje të reja, vrasësi i Bojkut foli serbisht
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Dilaver Bojkut tre javë më parë, në lokalin e tij në Strugë.

Sipas mediave serbe kjo vrasje është e lidhur me një tjetër që ka ndodhur gati 19 vjet më parë në Beograd.

Në vitin 1998 në kryeqytetin serb u vra motra e Bojkut, Lija Ahmetoviç, kur po kthehej nga puna. Ajo punonte si pastruese në një institut.

Dyshohet se vrasja e Lijës të ketë qenë një paralajmërim për Bojkun.

Vrasja e Lijës nuk është zbardhur akoma pas 19 vitesh.

Raportohet se para se të shkrepte armën e drejtuar Bojkut, vrasësi i kishte thënë në gjuhën serbe: Tani je i pavlerë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori