Detaje rreth ngjarjes së përgjakshme mbrëmë në Bit Pazar
Pëlqej
Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me incidentin në autobuzin urban në Bit Pazar mbrëmë në Shkup, ku si pasojë tre persona mbetën të lënduar dhe dy autobusë u shkatërruan.

"Rreth orës 21 është denoncuar se në bulevardin" Krste P. Misirkov në ndalesën tek "26 korriku" në autobusin e urban NPT me Nr. 50 nga disa persona u prish qetësia dhe rendi publik, dhe më pas u sulmuan pasagjerët që ishin brenda autobusit.

Indicenti ndodhikatin e sipërm të autobusit ku ndodhi përleshja, e cila më pas vazhdoi edhe në katin e poshtëm të autobusit.

Një nga pjesëmarrësit në përleshja kapi timonin e shoferit dhe shkaktoi një aksident, gjegjësisht autobusi goditi një autobus privat me nr. 20 ", thuhet në deklaratën e policisë së Shkupit.

Deri tani, një person është arrestuar me inicialet R.B. ndërsa policia po merr masa për identifikimin e autorëve që shkaktuan dhunë. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori