Deskoska premton revizion për të gjithë librat
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë Renata Deskoska paralajmëroi revizion të librave në të gjitha nivelet dhe se çdo përmbajtje e cila do të konstatohet se është e gabuar ose nxit gjuhë të urrejtjes të largohet nga librat.
Deskoska paralajmëroi shqyrtim edhe të lektyrave, për çka ka kërkuar ndihmë edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve.

Me këtë çëshjte, siç tha ajo, do të merren ekspertët dhe komisionet.

"Revizioni i të gjitha librave do të jetë pjesë e një procesi i cili do të debitohet në nivel ekspertësh. Në Ministria kamë marrë ankesë nga Avokati i Popullit për një libër i cili është për arsim qytetar, gjegjësisht libër për shoqëri i cili përmban dispozita diskriminuese. Duke e pasur parasysh që opinioni shpesh herë është përballur me shembuj në librat në të cilat kemi gabime, ku ka gjuhë të urrejtjes, qëndrime diskriminuese e paragjykime, të gjitha librat do të hapen në këtë proces të revizionit të plotë të arsimit me qëllim që të pastrohen gabimet nga librat në të cilat mësojnë nxënësit", tha ministrja Deskoska. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori