Dështon ndërtimi i tramvajit
Premtimi i kryebashkiakut Koce Trajanovski në lidhje me ndërtimin e linjës së tramvajit në qytetin e Shkupit nuk mund të realizohet kurrsesi.

Kjo për arsye se dështoi tenderi për për të cilën qyteti i Shkupit e kishte shpallur për përzgjedhjen e ndërmarrjes që do të ndertojë dhe menaxhojë tramvajin.

Vetëm një ofertë ishte arritur në tender dhe kjo nga kompania norvegjeze “Skurdal & Metnit group”, por ajo ishte e papranueshme dhe përzgjedhja u anulua.

“Oferta e vetme që arriti ishte e papranueshme, sepse nuk i plotësonte kushtet e kërkuara në dokumentacionin e tenderimit. Edhe pse kjo përpjekje ishte e pasuksesshme, ne nuk dorëzohemi nga realizimi i këtij projekti. Në periudhën e ardhshme do të kemi bisedime me ndërmarrjet me renome që merren me këtë problematikë. Në gusht apo shtator do të shpallim tender të ri”, theksoi kryebashkiaku i Shkupit.

Sipas kushteve të tenderimit, koncesioneri i ardhshëm do të menaxhojë me linjën e tramvajit për 35 vjet, do të duhet të posedojë së paku 22 makina tramvaji, të ndërtojë linjën në gjatësi prej 24,2 km në dy drejtime në relacionin Lisiçe e Re – Gjorçe Petrov.

Për realizimin e këtij projekti, sipas parashikimeve të Qytetit, nevojiten rreth 180 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori