Dështimi në NATO, BDI shqyrton pozicionin në Qeveri
Pëlqej
Ahmeti - Gruevski
Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që të deklarohet lidhur me dështimin e vendit për marrjen e ftesës për anëtarësim në Samitin e NATO-s që po mbahet në Lisbonë.

Krerët e kësaj partie paralajmëruan se pas këtij Samiti do të deklarohen dhe do të kenë qëndrim të qartë lidhur me dështimin e radhës në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, njofton Ina.

“BDI do të deklarohet këto ditë pas këtij Samiti”, ka qenë përgjigja e shkurtër e një zyrtari të lartë të kësaj partie.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ditë më parë deklaroi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe BE. Ai nuk paralajmëroi afate në rast të bllokimit të këtij procesi, por apeloi për unitet etnik dhe politik mbi këtë çështje.

BDI që nga hyrja në pushtet në vitin 2008, në disa raste paralajmëroi afate për braktisjen e Qeverisë, në rast të dështimit të moszgjidhjes së emrit dhe dështimit të procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE.

Por, këto afate së fundi janë shmangur, duke i dhënë mbështetje përpjekjeve dhe qëndrimeve të autoriteteve shtetërore për gjetjen e kompromisit për emrin.
Shtuar më 20/11/2010, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori