Dështimi me negociatat, Meta: Të përfitonim nga avantazhi i Maqedonsë
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi faktin se Shqipëria humbi shansin më të madh më 18 tetor në bisedimet me BE, për shkak të avantazhit që kishte Maqedonia e Veriut si dhe mbështetjen e Bundestagut gjerman.

“Besoj se ju e mbani mend që unë në mënyrë të vazhdueshme që gjatë zhvillimeve të ndezura politike sidomos në muajt maj dhe qershor por dhe në vazhdim kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, që të ishim më reflektues ndaj disa standardeve dhe kritereve që ishin vënë ndaj nesh nga përfaqësues të BE, në vecanti nga zyrtarë të Bundestagut.

Kam theksuar që është shume e rëndësishme që të përfitojmë nga situata më e avantazhuar e Maqedonisë së Veriut që të dy vendet tona të përfitojmë dhe ti japim zgjidhje çështjeve të brendshme që ta lehtësojmë vendimmarjen dhe jo të ndodhë që të vështirësohet çelja e negociatave dhe për Maqedoninë Veriore.

Dua të shpreh mirënjohen për Bundestagun gjerman, i vendosur për të hapur rrugën për çeljen e negociatave të 2 vendeve duke bërë dhe dallim për progresin e qartë të Maqedonisë së Veriut dhe kam theksuar dhe faktin se disa vendet janë skeptike me Shqipërinë, pretendime jo të panjohura nga ne.

Tani jemi në këto kushte që askush nuk do ta dëshironte, ndaj mesazhi ynë është shumë i qartë që ne shohim vetëm një alternative, punojmë vetëm për 1 alternativë: anëtarësimi ynë dhe i gjithë rajonit në BE“.

Shtuar më 26/10/2019, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori