Dëshmoi për krimet e Millosheviçit dhe Arkanit, padit policinë britanike
Dëshmitarja kyçe në gjyqin kundër ish-presidentit të Jugosllavisë dhe të Serbisë Slobodan Millosheviçit, ka akuzuar policinë britanike se nuk e ka ndihmuar aspak që të bëjë një jetë të qetë pas deklaratave që ka lëshuar në Tribunalin e Hagës kundër Millosheviçit dhe Arkanit.

Ajo kishte patur pseudonimin B192 dhe me këtë identitet me zë kishte thënë në gjyq se Arkani ka patur lidhje me sigurimin e shtetit serb dhe se të gjitha veprimet e "Tigrave" të tij janë bërë në koordinim të plotë me qeverinë e atëhershme në Beograd, shkruan The Time, transmeton Portali Albeu.com.

Gruaja që ka qenë juriste dhe ka punuar pranë Arkanit tha se në gjyq zëri i saj ishte dëgjuar në origjinal si shkak i një problemi të audios dhe kjo ka bërë që të njihet.

Dëshmitarja ka rrëfyer për "The Time" se qëkurse ka dëshmuar kundër Millosheviçit dhe Arkanit i është bërë atentat në Beograd dhe nuk është lënë e qetë në jetën e saj në Britani të Madhe.

Në këtë mënyrë, ajo e ka paditur policinë britanike se nuk e ruan dot fizikisht.

Në një raport në vitin 2008, BE-ja pohoi se ka boshllëqe në Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga kjo gjykatë, sidomos përsa i takon mbështetjes psikologjike dhe këshillimin pas dhënies së dëshmisë, e cila mund t’i bëjë disa dëshmitarë të ndihen të braktisur./albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori