Dëshmitari i Zaevit mbron Gruevskin në gjykatë
Pëlqej
Dëshmnitari kryesor në gjyqin që kanë mes njëri-tjetrit, Gruevski dhe Zaevi, Jovica Stefanovski - Nini e dha sot dëshminë e tij.

Megjithëse ai ishte propozuar për të folur nga Zaevi, Nini ka folur pro Gruevskit.

“As kam dëgjuar, as kam parë dhe as që i njoh personalisht Zaevin dhe Gruevskin” tha Nini, transmeton Fokus.

Biznesmeni serb, i njohur me nofkën "Nini" u propozua nga Zoran Zaev që të dëshmojë, lidhur me "aferën për Bankën e Maqedonisë".

Mirëpo, sot në Gjykatën e Shkupit ka ndodhur "kthesa", teksa Nini nuk foli kundër Gruevskit.

Zaev para pesë muajsh e akuzoi kryeministrin Gruevski se ai personalisht është marrë vesh me biznesmenin “Gazda Nini” për ta shitur “Bankën e Maqedonisë”.

Sipas Zaev, gjatë shitjes, kryeministri ka përfituar 1,5 milion euro.

Por, kjo akuzë u ndjek nga ana gjyqësore nga ana e Nikola Gruevskit, i cili kërkon një dëmshpërblim prej 500.000 eurosh për "shpifje të rëndë". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori