Hoqi taksën, shpërthen Haradinaj: Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas njoftimit nga Kryeministri Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”.

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”.


Shtuar 27.02.2020 18:07