“Një pjesë të parave ia kam dhënë Sabianit”, Ilir Shaqiri zbulon çfarë bëri me çmimin e madh (FOTO LAJM)

Pasi ishte në qendër të vëmendjes 3 muaj në “Big Brtoher VIP”, Iliri ka marrë sërish të njëjtën vëmendje me dasmën e tij.

Dasma u komentua shumë për të detajet dhe të ftuarit VIP, gjithashtu shumë u komentua edhe për mungesën e Sabianit që konfirmoi edhe prishjen e miqësisë mes tyre.

Një ndër hipotezat ishte se ishin paratë që kanë përçarë “vllezërit” e BB, por në një intervistë së fundmi në “Revista Who” Ilir Shaqiri e ka hedhur poshtë duke zbuluar se një pjesë të 100 mijë euroshit që fitoi nga BB VIP e ka marrë edhe Sabiani.

“Me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, ajo që unë kisha dëshirë të bëhej. Gjysmat e parave shkuan për bamirësi dhe kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete. Do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë të kenë një çati mbi kokë. Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë. Sa i përket talenteve, nga shtatori do kemi surpriza të tjera, kam shumë miq që janë gati të marrin pjesë dhe të konkretizojnë ëndrrën time në zbulim të talenteve. Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”, tha Iliri.