Zelensky: Ishulli i gjarpërinjve është përsëri i lirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të natës, duke u fokusuar në lajmet nga ishulli i gjarpërinjve.

Më herët të enjten, u njoftua se trupat ruse ishin tërhequr nga ishulli me rëndësi strategjike.

Për këtë Zelensky tha: “Pa dyshim, fjala kryesore sot është “Zmiyinyy” (në gjuhën ukrainase “gjarpër”). Ndoshta, po aq shumë u fol për Zmiyinyy vetëm ditën kur anija ruse mbërriti atje. Pastaj anija u largua, përgjithmonë, dhe tani ishulli është përsëri i lirë. “Ishulli i Gjarpërinjve është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi. Nuk garanton siguri, nuk garanton se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë i kufizon ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi do t’i shtyjmë nga deti, toka, qielli ynë”.

Ai gjithashtu dha një përditësim mbi situatën në rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar sulmet e saj në javët e fundit.

“Situata në Donbas mbetet më e vështira. Epërsia e zjarrit e pushtuesve ndihet ende shumë. Ata kanë marrë tashmë gjithçka nga rezervat e tyre për të na goditur në rajonet e Luhansk dhe Donetsk”, tha presidenti ukrainas./albeu.com