"Der Standard": Maqedonia, gjithmonë e më shumë drejt një vendi autoritar
Maqedonia nuk do ketë zgjedhje në 24 prill, siç u parashikua nga qeveria VMRO-BDI, kjo për shkak të detyrimit ndërkombëtar që vlerësuan se kushtet nuk janë plotësuar për zgjedhje demokratike dhe të lira, shkruan gazeta prestigjioze austriake "Der Standard".

"Ata u përpoqën me çdo kusht që të mos ndodhte, mirëpo nën trysninë e të huajve ish kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, pranoi që zgjedhjet të shtyhen në 5 qershor nga 24 prilli që ishin paraparë. Deri atëherë do ketë kohë të mjaftueshme për pastrimin e listës zgjedhore dhe rregullimin e mediave qeveritare duke i dhënë hapësirë edhe partive opozitare.

Nata e së mërkurës solli edhe votimin në parlamentin maqedonas për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas kërkesave të BE-së dhe OSCE-së, duke i dhënë një frymëmarrje vendit, i cili, nga viti 2006 i udhëhequr prej Nikolla Gruevskit ka shkuar gjithmonë e më shumë drejt një vendi autoritar.

Tre gratë e guximshme të Prokurorisë Speciale

Nën lehtësuesin evropian, Johannes Hahn, Nikolla Gruevski ra dakord për krijimin e qeverisë teknike, Prokurorisë Speciale, megjithatë ai del me premtime të shpeshta në televizionet shtetërore e private sikur të ishte akoma kryeministër i shtetit.

Gjithashtu Prokuroria Speciale ndodhet në një trysni të madhe. Është një Art i Luftës, pasi gjyqi i kontrolluar nga partia konservative VMRO, mundohet të bllokojë punën e Prokurorisë me rastin e fundit të "Titanik".

Megjithatë Prokuroria Speciale nën udhëheqjen e tri grave të guximshme Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lence Ristovska po i sjell shpresë popullit të depresuar, për ndërtimin e një shteti demokratik e të lirë. Ato paraprakisht kanë paditur dy ish-ministra të qeverisë, Gordana Jankulovskën dhe Mile Janakievskin.

Tani shtohen mundësitë për zgjedhje më të lira dhe demokratike në vend. Vetë VMRO votoi në minutën e fundit, edhe pse përfaqësuesi i saj rregullisht shmangte takimin me ambasadorin amerikan, Jess Bailey, për të mos shtyrë zgjedhjet. Gruevski ishte paksa i sigurt, që disa miq të tij evropianë do e mbështesnin deri në momentet e fundit", thuhet në shkrimin e gazetares Adelheid Wolfl, përcjell BS. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori