"Deputetët e VMRO-së dhe BDI-së mbrojnë krimin dhe kriminelët"
"Vetëm Nikolla Greuvski dhe VMRO-DPMNE frikësohen nga Prokuroria Speciale.

Për këtë shkak ata refuzojnë të votojnë për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe duan duan që PSP të mbarojë hetimet", ka thënë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për medien.

Ai shtoi se deputetët janë bërë ndihmës të krimit të cilin po e ndjek PSP-në.

"Për tejkalimin e krizës nuk duhet që të iket nga përballja me drejtësinë. PSP është pjesë kyçe për dalje nga kriza politike.

Se Parlamenti është jolegjitim, ne atë e konstatojmë që moti dhe ajo nuk është diçka e re.

Kthimi ynë në Kuvend ishte që të tejkalohet kriza politike. Nëse do të kishte interes tek ata do të mundej të gjendej marrëveshje.

Pakënaqësia e VMRO-DPMNE-së prej prokurorit special është se ata kanë çfarë të fshehin. Nëse janë të pastër dhe qëndrojnë në fjalën që e kanë dhënë, pse nuk votuan për këto propozim-ligje", ka thënë Shilegov.

Ai shtoi gjithashtu se BDI dhe VMRO-DPMNE, konsultohen për gjithçka, përveç listave zgjedhore e cila është vetëm një bllof politik. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori