"Të gjithë deputetët janë me Ali Ahmetin. Askush nuk
vendos në kokë në vetë në BDI. Për çdo vendim, fjalën e fundit e ka
kryesia bashkë me kryetarin
Ahmeti.
BDI vazhdon të mbetet partia më serioze dhe më demokratike në vend, prandaj ne dënojmë çdo shpifje ndaj saj dhe
liderit Ali
Ahmeti", kanë thënë nga BDI-ja.
Ndërkohë, BDI në këto zgjedhje është konsideruar si çelësi i formimit të qeverisë së re.
Ende nuk ka asnjë përgjigje të qartë për koalicionin për formimin e qeverisë së re, edhe pse deri më tani janë zhvilluar bisedime mes partive kryesore që morën më shumë mandate gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni.
Kujtojmë se
liderit të VMRO-së Nikolla Gruevskit, i kanë mbetur edhe pak ditë për të formuar qeverinë e re. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 10:12