Mandati i deputetit mbart të drejta dhe obligime dhe një nga obligimet e 120
deputetëve të rinj, por edhe
deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë
anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i
mandatit të plotësojë listë
anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në pronën e tij, ose pronë të anëtarëve të familjes së tij, me theksimin e bazës së fitimit të pronës së paraqitur dhe deponon deklaratë të notifikuar nga noteri për heqje dorë nga mbrojta e sekretit bankar lidhur me të gjitha llogaritë në bankat vendore dhe të huaja.
Deputeti gjithashtu, është i obliguar të plotësojë listë
anketuese në afat prej 30 ditëve pas ndërprerjes së
mandatit.
Nëse deputeti në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes së
mandatit zgjidhet ose emërohet në funksionin e njëjtë ose tjetër është i obliguar ta njoftojë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për zgjedhjen e re ose emërimin.
Të dhënat nga listat
anketuese të
deputetëve, sipas Ligjit, paraqesin informacione nga karakteri publik përveç të dhënave të mbrojtura me ligj dhe publikohen në pajtim me ligjin. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 08:35