Deputetja ka një thirrje për kolegët opozitarë
Pëlqej
Deputetja nga koalicioni qeveritar, Julijana Nikollova ju ka bërë thirrje të gjithë deputetëve duke përfshirë dhe ata të VMRO-DPMNE-së, që ti përkrahin amendamentet kushtetuese, pas kalimit në Komisionin për Çështje Kushtetuese.

“Tani është momenti që të gjithë së bashku me forca të përbashkëta të tregojmë se sa jemi të brengosur dhe sa prej nesh e duan më të mirën për vendin tonë duke i siguruar të ardhme të ndritur dhe anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë ne si përfaqësues të popullit duhet ta dëgjojmë dëshirën e tyre ti përkrahim amendamentet kushtetuese. Është treguar se me ato nuk humbim asgjë por e kundërta, garantohet identiteti, paprekshmëria e kufijve tanë dhe forcohet vazhdimësia e historisë së shtetit tonë”, tha sot Nikollova.

Sipas saj nëse VMRO-DPMNE vazhdon ta bllokojë procesin integrues të vendit, me kërkesën për amnisti, si zgjidhje e vetme do të mbetet mbajta e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Shtuar më 14/10/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori