Deputeti i VMRO-së sqaron zërat për bashkëpunim me Besën dhe PDSH-në
Deputeti i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski deklaroi sonte në Top Tema se nuk ka pasur ndonjë komunikim apo koalicion me Lëvizjen BESA dhe Partinë Demokratike Shqiptare.

Nikollovski deklaroi se të gjitha qëndrimet, VMRO i merr duke u konsultuar me kryesinë partiake,njofton INA.

Ai theksoi gjithashtu se dygjuhësia ishte shkaku kryesor i dështimit të negociatave për formimin e qeverisë me BDI-në. /Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2017, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori