Deputeti i VMRO-DPMNE habit me deklaratën tij për Prokurorinë Speciale
Nëse kirjohet sistem i cili do të vlejë si garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, unë do të mendoja të jepja përkrahje për ekzistimin e mëtejmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), kështu është deklaruar deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një intervistë për median “Radio Evropës së Lirë” në gjuhën maqedonase.

“Mendoj se nuk mund të arrijmë të jemi rekorder, nëse nuk do të ishte në suazat e rekordit të deritashëm 9-mujor, dhe kjo është e mirë, dhe duhet të përkrahet edhe me pjesëmarrjen time, në atë proces jap shembull”, tha Dimovski.

Duke folur më tej, Dimovski thotë se ai si shef i delegacionit, udhëtoi në parlamentet e shteteve të ndryshme, për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, megjithëse deklaroi se nuk e ka ndryshuar mendimin për Marrëveshjen e Prespës.

Nga ana tjetër, për Ligjin e PSP-së dhe ligje të tjera reformuese, sot do të realizohet takim ndërmjet liderëve të dy partive më të mëdha maqedonase, liderit të Lidhjes Sociale Demorkate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Shtuar më 10/03/2019, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori