Deputeti i Strugës tregon se si u sulmua Zijadin Sela
Deputeti i Strugës, Syrja Rashiti në ‘’Struga TV’’ foli për ngjarjet e së enjtes në parlamentin e Maqedonisë duke u ndalur edhe në sulmin ndaj liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Rashidi theksoi se fajtor për të nuk janë vetëm kriminelët dhe dhunuesit e parlamentit por edhe përfaqësues të VMRO-së që direkt apo indirekt nëpërmjet deklaratave apo ndihmës që iu dhanë dhunuesëve të Parlamentit kontribuan për përshkallëzimin e dhunës.

Rashidi, theksoi se dhuna ndaj Ziadiun Selës nuk ishte e rastësishme por ai ishte në shënjestër të tyre, për filozofinë politike dhe atë deklarative që ai mbron prej kohësh.

Rashiti si një nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve shton se në fillim dhuna ishte vetëm verbale dhe më vonë ajo përshkallëzoi në dhunë të pastër fizike kur mjetet e punës së gazetarëve u kthyen në ‘’armë të ftohta’’ për të sulmuar deputetët.

Ai tregoi se dhuna ndaj Ziadin Selës ndodhi në një moment kur dhunuesit ndanë në dysh grupin e deputetëve ku edhe ai ishte goditur pasi më herët dhunuesit u kishin thënë se nuk do të prekin deputetët shqiptarë.

Atë ditë, tregon Rashiti, në parlament kishte dy polici njëra që mbronte dhunuesit dhe tjetra që po mundoheshe të nxirrte deputetët të gjallë nga parlamenti.

Ai tregoi edhe një moment nga biseda që deputeti Ademi zhvilloi me ministrin Nuhiu ku ky i fundit pranoi se nuk ka kontroll mbi strukturën e policisë, situatë e cila sipas deputetit nga Struga flet vet për përgjegjësinë e disa struktuarave për ngjarjet e parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori