Deputeti i Kosovës premton se nuk do të presë flokët dhe mjekrën deri në liberalizimin e vizave (FOTO LAJM)

Pëlqej
Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ditë më parë, ka bërë premtimin që nuk do i prejë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave për kosovarët.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi mbi foton e tij.

Tanimë kanë kaluar disa ditë nga premtimi i këngëtarit të shndërruar në politikan.

Ai gjatë ditës së sotme, ka postuar një fotografi, teksa shihet mjekra dhe flokët kanë filluar që t’i rriten.

Në postimin e sotëm, Tahiri ka shkruar se “Nëse mendoni se nuk i takoni kësaj bote, kjo ju jep një lajm dhe ndjënjë se jeni këtu, për të ju ndihmuar të tjerëve, për një jetë më të mirë”.


Shtuar më 23/01/2019, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori