Deputeti i BDI-së kërkon legalizimin e martesave homoseksuale
Deputeti i BDI-së Branko Manajllovski ka kërkuar legalizimin e martesave mes homoseksualëveMaqedoni.

Kërkesën e tij, deputeti i BDI-së e adresoi gjatë mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Sipas tij të gjitha vendet e botës kanë aplikuar një masë të tillë si e drejtë themelore e njeriut.

Askush nuk potencoi diçka për të drejtat e homoseksualëve një segment i rëndësishëm. Njerëz të paparë. Duhet t’i jepen të gjitha të drejtat homoseksualëve në këtë vend të quajtur Maqedoni- deklaroi Branko Manajllovski, deputet i BDI-së.

Në kërkesën e tij ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi i cili ka potencuar se për Lëvizjen Besa martesa mes homoseksualëve është e papranueshme.

Protestoj dhe do të kundërshtojmë gjithmonë kur në Maqedoni proklamohet vlerë tjetër dhe në kundërshtim me vlerat tona. Jam i bindur se në Maqedoni të gjitha komunitetet proklamojnë vlerat familjare- deklaroi Afrim Gashi, deputet i Lëvizjes Besa, njofton Alsat.

Kundër deputetit të BDI-së për martesa nga gjinia e njëjtë është edhe VMRO-DPMNE-ja, ndërkaq nga LSDM-ja nuk reaguan duke u arsyetuar me faktin se kërkesa e BDI-së nuk është pikë e rendit të ditës në Komision. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori