Aksident me tre të lënduar në Pukë, fuoristrada batohet në kthesë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Pukë – Qelëz, ku një mjet i llojit fuoristradë është batuar në një nga kthesat e rrugës në Dedaj.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 nga 5 persona që ndodheshin në mjet. Dy prej tre të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mos-funksionimi i frenave në momentin e hyrjes në kthesë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 29.03.2023 12:29