Deputeti i BDI-së do të udhëheqë seancën konstituive të Parlamentit
Pas publikimit të rezultateverezultateve finale të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, nga KSHZ, dhe pasi përfaqësuesit zyrtarë të marin vërtetimet e deputetëve, pritet të mbahet seanca e konstituive të Parlamentit.

Pritet që këtë seancë e cila do të zhvillohet këtë të premte, do ta drejtojë Branko Manojlovski, deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në listën e kandidatëve për deputet të BDI-së, Manajlovski ishte përfaqësues i ortodoksëve shqiptar.

Kryetar i ri i Parlamentit për dallim prej cikleve tjera nuk do të zgjidhet në këtë seancë, pasi që partitë janë larg marrëveshjes për koalicionim për qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2016, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori