Maqedonia nuk ka vetëm
problemin e emrit me Greqinë si çështje të pazgjidhur për të hyrë në BE, por ka edhe ngecje në reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Kështu është shprehur
deputeti gjerman Thorstan Frei nga CDU-ja.
"Sigurisht që çështja e emrit me Greqinë është parësore. Por nuk duhet harruar gjithashtu edhe lufta kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës, si dhe përforcimi i lirisë së shtypit”, thotë
deputeti gjerman, transmeton Zhurnal.
Sipas tij, mediat kanë varësi ndaj pushtetit dhe nuk janë të pavarura./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014,
ora 11:07