Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Deputeti Fisnik Ismaili dënohet me gjashtë muaj burg
Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, i akuzuar nga Prokuroria për posedimin e armëve (bombolave të gazit lotsjellës) është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ismaili, ish-deputet i vetëvendosjes, është dënuar me 6 muaj burg, por ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale brenda 1 viti.

Ai është liruar nga shpenzimet e procedurës penale, ndërsa për paushall gjyqesor është obliguar t’i paguajë gjykatës shumën prej 100 euro.

Shpallja e aktgjykimit është bërë nga gjykatësi Vesel Ismajli.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Fisnik Ismaili, që atëherë ishte deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, pa autorizim ka poseduar armë dhe më 30.11.2015 rreth orës 10:45 gjatë një kontrolli nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në hollin e Kuvendit, atij i ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucë.

Shtuar më 18/03/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori