Deputetët sot vendosin nëse Gruevski do të hyjë në burg
eputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë plenare duhet të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Që t’i merret mandati, duhet dy e treta e shumicës dhe që, siç dihet deri tani, grupi i pavarur i deputetëve janë shprehur se nuk do ta përkrahin propozimin e Komisionit për Çështjen e Imunitetit për marrjen e imunitetitNikolla Gruevskit.

Dhe sipas kësaj burgosja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në këto rrethana nuk është e mundur sepse fillimisht në Kuvend nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që do të votonin “për” heqjen e imunitetit të tij prej deputeti, gjë që mundëson burgosjen e tij. Gjithashtu, ai nuk ka dënim me burg prej 5 viteve, që është kusht për burgosje edhe nëse nuk i hiqet imuniteti i deputetit.
Shtuar më 09/11/2018, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori