Deputetët që braktisën VMRO-DPMNE kërkojnë falje për dhunën në Kuvend
Propozim-ligji për amnisti për personat e dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, dje nuk e fitoi shumicën e nevojshme që të vendoset në rend dite të seancës së 66 plenare të Kuvendit. Deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së, megjithatë propozojnë amnisti të plotë për pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në trazirat në Kuvend vitin e kaluar më 27 prill dhe rikualifikim të aktakuzës për të akuzuarit tjerë.

Ata këtë propozim-ligj për amnisti do t’ia dorëzojnë trupit koordinues për pajtim, i cili seancën e parë do ta mbajë nesër (e mërkurë).

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov duke sqaruar qëndrimin e partisë në pushtet në lidhje me atë çfarë është e pranueshme për ato në këtë rast, thotë se duhet të bëhet dallim mes atyre që e kanë porositur dhe atyre që e kanë porositur dhe atyre që e kanë kryer dhunën dhe atyre të cilët kanë qenë në eufori në Kuvend gjatë ngjarjeve të 27 prillit.

Lidhur me votimin kundër vendosjes në rend dite të propozim ligjit për amnisti VMRO-DPMNE-së, Kostadinov përsëriti se shumica e deputetëve vlerësojnë që përgjegjësi për dhunën më 27 prill duhet të ketë.

Trupi koordinues kuvendor për pajtim dhe integrim takimin e parë do ta mbajë nesër. Në seancë, siç informojnë përfaqësuesit e tetë deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE pritet të shfaqin mendimet lidhur me përmbajtjen e ligjit për pajtim për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Trupi koordinues që e udhëheqin kryetarja e Kuvendit Frosina Remenski Tashevska dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i deputetëve të pavarur numëron 25 anëtarë mes të cilëve edhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesit e deputetëve të pavarur dhe partitë të cilat nuk kanë grupe të deputetëve.

A do të mbështet ligji për pajtim nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të varet nga ajo që është ofruar, thonë deputetët e këtij grupi pavarësisht se nuk marrin pjesë në punën e trupit koordinator.


Shtuar më 27/11/2018, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori