Deputetët e shumicës parlamentare bojkotojnë Mukovskin! (VIDEO)
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski i cili në incizimet e 27 prillit shihet duke i hapur dyert dhe duke hequr traun e portës kryesore për protestuesit e dhunshëm më 27 prill, sot gjatë fjalimit të tij në Kuvend, është bojkotuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Në video shihet sesi deputetët e shumicës parlamentare braktisin Kuvendin në momentin kur fillon të flet Mukovski.

Ai më herët e ka kundërtuar që të ketë bërë një veprim të tillë, mirëpo videot e publikuara më herët tregojnë qartë pamjet kur ai së bashku me bashkëpartiakë tjerë u hapin protestuesve të dhunshëm dyert e Kuvendit.

Më 27 prill 2017 protestuesit “Për Maqedoni të përbashkët” u futën në Kuvend dhe sulmuan fizikisht deputetët e LSDM-së dhe Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ku ky i fundit pësoi edhe lëndime të rënda trupore. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori