Deponia në Strugë vazhdon të mbetët problem për qytetarët
Asnjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së problemit me deponinë në Strugë, përkundër premtimeve për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Në deponinë e cila gjendet vetëm 500 metra nga hyrja e Strugës çdo ditë po grumbullohen sasi të reja të mbeturinave. Nga Nisma qytetare “Mjaftë më” nuk e përjashtojnë mundësinë për riaktivizimin e protestave.

"Veprimet e deritanishme edhe të pushtetit lokal edhe të atij qendror lidhur me zgjidhjen e problemit, me të drejtë na bëjnë të dyshojmë se do ketë ndonjë zgjidhje konkrete derisa të mos shohim ndonjë hap konkret" -tha Gligorie Qatoski, nisma qytetare “Mjaftë më”.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë para se të fillojë sezoni turistik.

“Nuk besoj as në premtimet, as në kryeministrin e në askënd që është në pozitë, ministra apo kryetarë. Të gjitha këto janë premtime të rrejshme. Unë mendoj se ky ky problem nuk do zgjidhet por do qëndrojë ashtu”.

Pushteti aktual disa herë deri tani premtoi se deponia do të mbyllet dhe se mbeturinat e reja pas selektimit të bërë do të dërgohen në deponinë “Drisla “ në Shkup. Kreu i Strugës Ramiz Merko tani jep premtime të reja, se për dy muaj do ketë zgjidhje. Ai thotë se po punohet në një plan për izolim të plotë të deponisë së tanishme.

Nga Qeveria nuk u përgjigjën se deri ku është procesi i zgjidhjes së këtij problemi dhe kur do të fillojë transportimi i mbeturinave nga Struga në ndonjë vend tjetër.


Shtuar më 25/02/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori