Deponia e Strugës, komuna e Debarcës shqyrton referendumin
Këshilli i komunësDebarcës sot nuk arriti të marrë vendim për shpalljen e referendumit për ndërtimin e një deponie rajonale në fshatin Godivje.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i komunës janë për referendum, ndërsa ata të LSDM-së kundër.

Kryetari i komunës Igor Trajkovski sot u ankua se është kërcënuar me vdekje.

Me qëndrim të vetin për referendumin sot doli edhe kryetari i komunës së Strugës Mustafa Zabzun.

“Kjo mënyrë arrin kulmin me adresimin e kërcënimeve me vdekje para syve të publikut nga personat që janë anëtarë apo simpatizantë të LSDM-së.

Për këto kërcënime me vdekje ka një numër të madh të dëshmitarëve dhe video material.

Do të doja publikut të gjerë ti ofroj një letër dërguar në Ministrinë e Mjedisit se unë si kryetar komune them se në territorin e Debarcës nuk ka lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e deponisë”, u shpreh Igor Trajkoski, kryetar i komunës Debarcë.

Shtuar më 25/07/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori