Depolitizimi i Byrosë për Siguri Publike, në interes të qytetarëve
Ndonëse emërimi i drejtorit të BSP-së është i rregulluar me ligj dhe ndonëse krahas kushteve të përgjithshme janë definuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar që të përjashtohet mundësia për çfarëdo ndikimi, para së gjithash politik, njëri prej 14 rekomandimeve që kishin të bëjnë me MPB-në nga GREKO në raportin për vlerësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është për ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtorit të Byrosë.

Drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski për MIA-n bën të ditur se në ligjin, krahas kushteve të përgjithshme, janë përkufizuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar për drejtor, me çka përjashtohen mundësitë për ndikim.

Neni 16 i LPB-së përkufizon se BSP-ja si organ (operativ) në përbërje të MPB-së është kompetente për ushtrimin e punëve policore në kushte të përcaktuara me Ligjin për polici (neni 20).

“Kushtet për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të BSP-së janë përmendur në mënyrë eksplicite në nenin 16 të Ligjit për polici. Byronë e drejton drejtori, të cilin me propozim të ministrit e emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në periudhë prej katër viteve.

Në ligjin, krahas kushteve të përgjithshme, janë definuar edhe kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar drejtor i BJP-së, me çka përjashtohen mundësitë për ndikim. Byroja për Siguri Publike në përbërje të Ministrisë është trup përmes të cilit realizohen punët policore.

Sipas rregullave pozitive juridike dhe akteve nënligjore sipas të cilave vepron Byroja për Siguri Publike, gjatë ushtrimit të punëve policore, vendin më të lartë udhëheqës mund ta ketë drejtori i BSP-së (i njëjti mund të ulet në nivel më të ulët udhëheqës, por assesi në vend më të lartë udhëheqës sesa drejtori i BSP-së). Në këtë mënyrë përjashtohet tërësisht ndikimi politik”, sqaron Tasevski.
Shtuar më 09/08/2019, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori