Denonconi rreziqet në SOS numrin falas
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, prej sot në SOS numrin e telefonit falas 15 505, do të mund të paraqesin keqpërdorimin e fëmijëve, pedofilinë, të pastrehët, personat e moshuar dhe të pafuqishëm, si dhe personat e tjerë të cilët janë në çfarëdo lloj rreziku social.

SOS numrin e ri telefonik e promovon ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, i cili theksoi se prej tani qytetarët vetëm me një thirrje telefonike do të mund të paraqesin persona në rrezik social deri te institucionet e sistemit dhe t'ua lëshojnë punën më tej personave profesional, transmeton “Zhurnal”.

Secili qytetar i cili do të vëren person të pastrehë ose person për të cilin parashikohet se nuk ka shtëpi është e nevojshme që ta paraqesë në 15 505 SOS telefonin. Me një thirrje telefonike në 15 505 do të mund t'u ndihmoni edhe të moshuarve ose personave të dobët të cilëve u është e nevojshme ndihmë e përditshme nga furnizimi i nevojave themelore jetësore, ilaçe she të ngjashme.
Shtuar më 18/03/2012, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori