Dënohet me tre vjet e gjysmë burg ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski
Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Vendimi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga gjykatësja Valentina Gjorgjievska dhe u mor nga Gjykata e Velesit.

Pançevski ishte i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, gjegjësisht se ka ndikuar në shpërndarjen e rreth 50 lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit, në vend që lëndët në shpërndahen në mënyrë kompjuterike, ai ua ka dhënë në mënyrë manuale.

Pasi që seancën e 10 korrikut nuk u paraqit në gjykim, Pançevskit iu caktua masë paraburgimi. Për të u shpall fletëarrest, pasi që disa ditë me radhë nuk ishte i kapshëm për policinë. Në fund, ai vetë është paraqitur në Burgun e Shutkës.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë, transmeton Portalb.mk.

Shtuar më 05/08/2020, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori