Dënohet me burgim të përjetshëm anëtari maqedonas i ISIS në Turqi
Gjykata e Ankarasë ka dënuar me burgim të përjetshëm maqedonasin Muhamed Zekiri, për shkak të pjesëmarrjes në sulmet e ISIS-it në territorin e Turqisë. Ai është dënuar bashkë me dy pjesëtarë tjerë, Qendrim Ramadani nga Zvicra dhe Benjamin Hu nga Gjermani, raportojnë mediat turke.

Tre pjesëtarët janë arrestuar në vitin 2014, pasi që kanë vrarë një ushtar, një polic dhe shoferin e një kamionit gjatë një sulmi të armatosur në Nigde, Turqia Qendrore. Ky incident vlerësohet si akti i parë i dhunës nga anëtarët e ISIS-it ndaj territorit të Turqisë. Gjykata e Ankarasë ka shqiptuar disa dënime me burg të përjetshëm për tre përfaqësuesit e ISIS-it (ose DAESH, ashtu si në Turqi e thirrin shtetin islamik). Ramadani është i gjykuar me 5 dënime me burg të përjetshëm, Hu me 4, ndërkaq Zekiri me 1, përcjellë Portalb.

Në sistemin penal turk, dënimet me burg të përjetshëm janë më të rëndat. Personat e dënuar qëndrojnë të izoluar në qelia me të drejtë ushtrimi vetëm 1 orë në ditë. Këto të burgosur, nuk kanë të drejtë të falen. Avokati i njërit nga të dënuarve, ka deklaruar se tre të dënuarit janë gjykuar edhe për tentativë për përmbysje të dhunshme të Qeverisë turke. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori