Dënohet me burg kush lufton jashtë vendit
Pëlqej
Duke qenë se rastet e personave që shkojnë të luftojnë jashtë shtetit janë rritur dhe kanë përbërë dhe rrezik për sigurinë e shtetit, Kuvendi i Maqedonisë ka marrë masa ligjore për këta qytetarë.

Pas një debati në Kuvend, u vendos që personat të cilët marrin pjesë në formacione ushtarake jashtë shtetit do të dënohen nga 1 deri në 5 vjet burg.

Kjo u sanksionua në nenin numër 322 të Kodit Penal.

"Ai që rekruton, bën thirrje, apo në ndonjë formë tjetër nxit ndonjë qytetar të Maqedonisë që ti bashkëngjitet ndonjë formacioni ushtarak apo paraushtarak, apo që organizon stërvitje ushtarake dhe transporton persona të tillë, dënohet nga 1 deri më 5 vjet burg. Autori apo personi që shkel dispozitat e këtij ligji, pra, që merr pjesë në formacione ushtarake në ndonjë shtet ku ka konflikte të armatosura dënohet me së paku 4 vjet burg", thuhet në këtë nen.

Ndryshimet për Kodin Penal i ka mbëhstetur edhe partia shqiptare në koalicion me VMRO-në, BDI-ja. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori