Dënohet me 6 vite burg Toni Jakimovskin, ish-shefi i kabinetit të Sasho Mijalkovit
Toni Jakimovski – ish-shefi i kabinetit të Sasho Mijalkov – u dënua sot me 6 vjet burg për vjedhjen e 820 mijë eurove, nga llogaria speciale e policisë sekrete. Kolegu i tij nga DSK-ja, Stevo Maxhovski u dënua me 4 vjet burg.

Të pandehurit Toni Jakimovski dhe Stevo Maxhovski u shpallën fajtorë – deklaroi gjyqtari Vlladimir Tufegxhiç.

Ata fajësohen se nga për qëllime të veçanta të policisë sekrete, në mënyrë të padrejtë kanë tërhequr nga arka 820 mijë euro nga vitit 2007 deri në vitin 2017. Paratë e marra ishin të justifikuara, por më pas, me urdhër të Jakimovskit, dokumentet janë shkatërruar.

Për gjykatën, mënyra e mbajtjes së evidencave të mjeteve të arkëtuara dhe të shpenzuara për nevojat e DSK-së, nuk kontestohet, dmth nuk kontestohet nëse evidencat mbahen me dorë apo në mënyrë elektronike, por thelbi është në faktin se shënimet me shkrim të mjeteve të shpenzuara, për qëllime operacionale është shkatërruar në mënyrë të paligjshme – tha gjykatësi.

Gjykata ndërkohë shpalli lirimin e një punonjëse të DSK-së e cila ka qenë e pafajshme, por për këtë vendim Prokuroria do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Në fillim të seancave gjyqësore për këtë proces, i akuzuari i parë në DSK kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me tre vjet burg.
Shtuar më 28/10/2020, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori