Dënohet me 4 vite burg sulmuesi i Radmilla Sheqerinskës
Pëlqej
Pançe Angelov është dënuar me katër vite burg dhe është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës.

Gjykatësja Xheneta Bektoviç tha se mbi Angellovin ka më shumë rrethana që ia rëndojnë akuzën se sa ia lehtësojnë.
Ajo tha se është marë parasysh fakti se është njeri në moshë dhe nuk ka dosje penale, por megjithatë ka kryer vepër mizore penale edhe atë në sy të gjithë popullit të Maqedonisë të cilit i ka shkaktuar frikë dhe ndjenjë pasigurie

Sipas aktakuzës Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në pres qendrën e Kuvendit. Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka sulmuar edhe Radmilla Sheqerinskën.

“Personi ngarkohet se gjatë ngjarjeve në institucionin ligjvënës ka kryer dhunë të rëndë, duke tërhequr për flokë deputeten në Kuvend. E dëmtuara në këtë rast ka marrë lëndime të rënda fizike”. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori