Dënohen tre kumanovarë për vrasjen e një emigranti
Pëlqej
Tre kumanovarë të etnisë maqedonase janë dënuar me nga 15 vjet burg secili, pasi akuzohen se kanë vrarë në korrik të vitit të kaluar një emigrant ilegal nga Bangladeshi.

Të dënuarit janë 29 vjecari Jovan Velickovic, bashkëmoshatari i tij Sasho Llazarevski dhe Dejan Petrovski (25), që të tre nga fshati Tabanoc, raporton "Lajm".

Sipas prokurorisë, vrasja ka ndodhur më 16 korrik pas mesnate ora 1 e 30 në Tabanoc. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori