Dënim me vdekje për vrasësit
Ish ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka shkruar se kryerësit e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Hekuranës duhet të dënohen me vdekje.

" Për vrasje të tilla makabre dhe masive, siç është ajo në Smilkovcë, duhet të ketë dënim me vdekje për vrasësit", ka shkruar Milloshoskifacebook, citon Zhurnal.

Ky koment i ish-kryediplomatit maqedonas ka shkaktuar debate në rrjetet sociale dhe jo vetëm ndërsa ekspertët ligjorë kanë theksuar se nëse Maqedonia vendos sërish dënimin me vdekje atëherë duhet të largohet nga Këshilli i Europës dhe aspirata për Bashkimin Europian. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori