Dënim maksimal për vrasësit
Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë, Lupço Shvrgovski deklaroi se Prokuroria do të kërkojë dënime maskimale për kryerësit e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

" Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për vepër më të rëndë penale - terrorizëm, për të cilën është paraparë dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Shpresoj se policia në bazë të dëshmive biologjike dhe materiale që ka grumbulluar do të ngris dhe dorëzojë kallëzim penal cilësor, që do të mund të procesojmë në afat të shkurtër", deklaroi kryeprokurori Shvrgovski.

Ai ka nënvizuar se policia gjatë operacionit "Monstër" ka treguar profesionalizëm të lartë dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. "Në interes të hetimeve nuk dua të jap komente", theksoi Shvrgovski, duke paralajmëruar detaje gjatë ditës së nesërme. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori