Dëmtohet makina e kryebashkiakut të Shkupit dhe bashkëshortes së tij
Persona të panjohur mbrëmë kanë dëmtuar veturat e kryebashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov, dhe të bashkëshortes së tij, të parkuara para një ndërtese në rrugën “Helsinki” në Shkup.

Nga MPB-ja njoftojnë se, mbrëmë rreth mesnatës, Sh.J raportoi se persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e saj “Audi K-5”, dhe veturën e bashkëshortit të saj, “Audi A5”.

Gjithashtu nga MPB-ja bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e kryerësit të kësaj vepre. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori