Demonstrata studentore shënon 30 vjetorin
Adem Demaçi
Në Shkup, Tetovë e Kumanovë u shënuan aktivitete me rastin e 30 vjetorit të fillimit të demonstratave të studentore të Prishtinës për barazinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Me rastin e shënimit të 11 marsit të vitit 1981 u organizuan aktivitete nga Shoqata e Historianëve ShqiptareMaqedoni, Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, si dhe manifestimi poetik “Takimet e Karadakut” në Kumanovë.

Në këtë ngjarje nga mysafirët e nderuar ishte i pranishëm veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, i cili si një nga mysafirët bartës të këtij manifestimi u nderua me çmime dhe mirënjohje nga disa institucione shkencore dhe letrare në Maqedoni. Demaçi në një fjalim të tij ka theksuar se lëvizja studentore ishte dëshmi se vetëdija kombëtare tek të rinjtë tashmë ishte ngritur në nivelin e duhur për të kërkuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë.

Në Tetovë gjithashtu u shënua një manifestim për përkujtimin e kësaj ngjarje historike, në të cilën siç u theksua nga organizatorët ishin përbërës edhe studentë nga trojet shqiptare të Maqedonisë. Në këto manifestime kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve, ministra dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Shtuar më 12/03/2011, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori