Demokracia e Re uron 8 marsin
Imer Selmani
"Kam kënaqësi të veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizuesve të Demokracisë së Re t’Ju uroj Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin", thuhet në telegramin e kreut të DR-së, Imer Selmani.

Në telegram më tej theksohet se "Dita e 8 Marsit është rrënjosur në histori për të simbolizuar betejën shumëshekullore të grave më të çelikta të botës për të drejtat e tyre dhe për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të gjithanshëm të shoqërive ku ato jetojnë dhe veprojnë".

"Ne në Demokracinë e Re çmojmë lartë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri, veçanërisht përkujdjesjen e saj për të mbjellur në çdo brez të ri virtytet më të mira të jetës, andaj edhe kemi krijuar kushtet e nevojshme që sot gratë të jenë të kyçura në mënyrë aktive dhe produktive në politikbërjen dhe vendimmarrjen e partisë tonë", theksohet në fund të telegramit urues. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori