Analisti politik, Alajdin
Demiri mendon se gafa e madhe që bëri Artan Grubi, duke bërë "selfie" me një përmendore, që e
quajti se ishte e
Nexhat Agollit, tregon se BDI-ja nuk pyetet fare për se çfarë bëhet me projektin "Shkupi
2014">
2014".
“Përmendorja e fundit është si duket përmendorja e Metodij Sharlo Shatorov e cila krijoi skandale, mirëpo do të krijojë edhe skandale të cilat do të vijnë për arsye se bëhet fjalë për një bashkëpunëtor të fashizmit në kohën e Bullgarisë. Nga ana tjetër, injoranca e BDI-së atë e
quajti Nexhat Agolli që në njëfarë mënyre dëshmon se këta njerëz nuk kanë kuptim, këta njerëz nuk e njohin as historinë e vet dhe tentojnë të bëjnë politikë. Kjo është tragjike dhe shpreh në një mënyrë situatën e rëndë brenda në BDI, e cila ka humb kuptimin për çdo gjë”, u shpreh Alajdin
Demiri për Alsat-M.
Demiri shton më tej se projekti "Shkupi
2014">
2014" si duket është një projekt kryekëput maqedonas, që ka për qëllim falsifikimin e historisë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014,
ora 17:05