Policia “blindon” Tiranën

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet gjatë mbrëmjes së sotme.

Efektivët janë vënë në ndjekje të personave që qarkullojnë me armë dhe të atyre të shpallur në kërkim.

Deri më tani raportohet për disa të arrestuar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Dihet vetëm se aksioni i policisë është shtrirë në zonat më të frekuentuara në Tiranë./albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 21:59