Burri burgos gruan dhe fëmijët në shtëpi prej 17 vitesh: Do dalësh kur të vdesësh

Një grua ka folur publikisht për mizoritë që ka kaluar teksa ka qenë e burgosur për 17 vjet nga bashkëshorti i saj në shtëpi. Këtë “dënim” ajo e ka vuajtur së bashku me dy fëmijët.

Gruaja u shpëtua në një shtëpi në Guaratiba, në perëndim të Rio De Janeiro të Brazilit. Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur. Mësohet se ata kishin 23 vjet të martuar.

Gruaja ka thënë se kishte raste që 3 anëtarët e burgosur qëndronin për 3 ditë pa bukë, ndërsa dhuna fizike apo psikologjike ishte e pashmangshme.  Po ashtu, shtëpia ku mbaheshin ata ishte me pak dritë dhe e pistë. Dy fëmijët 19 dhe 22 vjeç ishin të lidhur dhe të uritur kur u gjetën, sipas policisë.

Kreu i policisë ushtarake tha se fëmijët ishin keqtrajtuar në atë mënyrë saqë mendohej se ishin dy fëmijë të mitur. Ata janë dërguar të gjithë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.