Dëme të shumta nga përmbytjet
Kompetentët intervenojnë në rajonet e përmbytura nga shiu ndërsa sinoptikanët qetësojnë. Nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se kanë reaguar në shumë lokalitete. Dje u evakuuan 72 persona në Nagoriçi i Vjetër i Kumanovës, por sot gjendja ishte më e mirë dhe ata u kthyen në shtëpitë e tyre.

"Gjatë ditës së djeshme kemi pasur përmbysje në rajonin e Kisella Vodës në Shkup, ka pasur diku 15 shtëpi që për shkak të reshjeve të shiut kanë qenë të përmbytura, por sot uji është tërhjekur sepse nuk ka reshje shiu dhe nuk ka gjasa për përmbytje. Si rajone më të rrezikuara llogariten Strumica, Shtipi dhe Probishtipi", tha Fitim Lloga, QMK.

Nga qeveria përgatitën masa për përballjen me pasojat. Në fshatrat e rrethinës së Radovishit që janë të shkëputur për shkak të urës së rënë, me ndihmën e helikopterëve të MPB-së tashmë u është dërguar ndihmë në ujë të pastër për pije dhe ilaçe si dhe një ekip mjekësor deri në lidhjen e sërishme me rajonet e tjera. Mekanizimi ndërtimor ka hapur një rrugë të rrugën që shpie nga Zleova drejtë Pokrajçevës.

"Urgjentisht filloi përgatitja e projekteve për sanimin dhe rekonstruksionin e digës “Pishica” në komunën e Probishtipit dhe të digës së Sllatinës në Komunën e Debarcës, e nëse në pajtim me konstatimet teknike nuk ekziston mundësia për sanim, do të përgatitet projekt për ndërtimin e digave të reja në dy lokalitetet", tha Aleksandar Gjerogjiev, zëdhënës i qeverisë.

Nga Enti hidrometeorologjik qetësojnë se vala e reshjeve të fuqishme po kalon, shi do të ketë vetëm të shtunën, por ato nuk do të jenë intensive.

"Që prej nesër presim stabilizimin e motit, do të thotë reshje nuk priten në territorin e vendit gjatë ditëve të ardhshme, përpos të shtunën kur do të ketë rritje të sërishme të vranësirave me reshjeshiut, kurse nëpër male të dëborës. Reshjet do të jenë të karakterit kalimtarë, do të thotë me intensitet më të dobët", deklaroi Lençe Rizova, sinoptikane.

Nga Enti hidrometeorologjik thonë se moti do të jetë stabil deri më 8 mars, por edhe më pas nuk priten reshje më të fuqishme. (alsat-m) /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori