Delegacioni Kuvendor merr pjesë në Sesionin Pranveror
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga deputetja Ermira Mehmeti-Devaja, dhe në përbërjen e të cilit janë edhe Pavle Trajanov dhe Goran Sugereski, prej sot deri më 19 maj do të marrë pjesë në Sesionin pranveror të AP-së së NATO-s, që mbahet në Luksemburg.

Përveç në seancën plenare, delegacioni do të marrë pjesë edhe në punën e pesë komiteteve të AP-së së NATO-s, midis të cilëve edhe të Komitetit për dimension civil të sigurisë, ku do të shqyrtohet raporti i komitetit për Ballkanin Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori