Delegacioni i APKE-­së vizitë parazgjedhore në Maqedoni
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Stefan Shenah (socialist nga Austria) sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni në mision parazgjedhor, transmeton korrespondenti i MIA­s nga Strasburgu, raporton MIA.

Kjo vizitë bëhet me qëllim që të bëhet vlerësimi i fushatës parazgjedhore dhe klimës politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor.

Sipas njoftimit nga APKE­ja, delegacioni ku përveç Shenah përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë: Frank J.Jensen nga Norvegjia (Partitë Popullore), Erik ­ Niels Kros (Estoni­ Liberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, E majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji, Grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë Popullore) do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Delegacioni i APKE­së ka parashikuar edhe takime me përfaqësues të partive politike që që marrin pjesë në zgjedhje, kryetarin dhe anëtarët e KSHZ­së, Prokurorin Publik, si dhe me anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërive civile dhe mediave./Albeu.com/
Shtuar më 26/04/2016, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori